Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, anuloi vizitën e tij në Kosovë e programuar për të mërkurën. Në një intervistë për televizionin publik serb, kreu i qeverisë tha se do të dëshironte të vizitonte veriun e Kosovës, në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të 2 Prillit, por theksoi se nuk pranon kushtet e vendosura nga Prishtina zyrtare.

Qeveria e Kosovës vendosi këtë të martë të lejojë Kryeministrin Vuçiç të udhëtojë në Kosovë për vetëm 3 orë, duke i vënë kusht që ai të mos shoqërohet nga ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviç dhe ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç, të cilët e kanë të ndaluar hyrjen në territorin kosovar.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj tha se vendimi për të lejuar vizitën e Vuçiç ishte i vështirë, por u mor në frymën e shprehjes së vullnetit të mirë ndaj miqve ndërkombëtarë.

Tv Klan