Me dorën mbi ungjill dhe Kushtetutë, Aleksandar Vuçiç u betua si president i Serbisë në parlament.

Formula e betimit nisi me paragrafin mbi sovranitetin territorial të Serbisë ku përfshihet edhe Kosova.

Betohem se do përdor gjithë fuqitë e mia në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial te republikës së Serbisë, përfshire Kosovën dhe Metohine. 

Një fytyrë tjetër kjo e Aleksandër Vuçiç nga ajo e pak ditëve më parë në Bruksel ku në cilësinë e kryeministrit u angazhua për nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit në Ballkan.

Betimi i Vuçiç u shoqërua nga protesta në mjediset e parlamentit, ku deputetë të opozitës mbanin pankarta me shkrime “ti nuk je kryeministri im”. Edhe në rrugët e Beogradit u zhvilluan tubime kundër presidentit të ri. Protestuesit kundërshtojnë përqendrimin e pushteteve në një dorë dhe kthimin e Serbisë në diktaturë.

Aleksandër Vuçiç fitoi bindshëm me 56% në zgjedhjet presidenciale të muajit prill, duke marrë më shumë se 2 milionë vota.

Tv Klan