Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha të enjten se Serbia do të kërkojë esktradimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, i ndaluar nga autoritetet franceze në Bazel.

Vuçiç u tha gazetarëve në qeverinë e Serbisë se prokuroria ka një

“numër të lëndëve kundër Haradinajt dhe askush nuk ka të drejtë që të rrënojë vendimet e organeve të drejtësisë – Prokurorisë së Serbisë”.

“Ç’ka tjetër vetëm se të kërkojmë ekstradimin e tij”,

tha Vuçiç.

“Për mua do të ishte e palogjikshme që Franca si një shtet ligjor të mos vepronte në përputhje me të drejtën

”, tha kryeministri i Serbisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u ndalua të mërkurën nga policia franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga policia e Serbisë./REL