Aleksander Vuçiç dhe Vladimir Putin janë takuar në Kinë në një samit me disa liderë botërorë, por nuk kanë mundur të rrinë pa diskutuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Siç njofton Tanjug, dy liderët, serbi e rusi, biseduan për “përpjekjet për të krijuar Shqipërinë e Madhe dhe për situatën politike në rajon”.

Njoftimin lidhur më bisedën e Vuçiç dhe Putin e ka dhënë zyra për mediat e Qeverisë së Kosovës./Klan Kosova