Vucic-Tsipras-GR-RS-IBNA-565x424

Kryeministri serb Aleksandar Vučić dhe ai grek Alexis Tsipras kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë ditës së sotme. Në këtë bisedë Vuçiç i ka kërkuar kryeministrit Tsipras të mos e votojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Lajmi u bë i ditur nga zyra për shtyp e kryeministrit serb. Greqia është pjesë e vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur. Kryeministri Vučiće ftoi homologun e tij grek të vizitojë Beogradin. Kjo vizitë do të zhvillohet në 3 – 4 muajt e ardhshëm.

Tv Klan