Kandidati për presidencën serbe, aktualisht kryeministër i vendit, Aleksander Vucic deklaroi se është i gatshëm të sakrifikojë të gjitha pikët politike për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon

Sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, kryeministri serb ka theksuar se më e rëndësishmja në këto kohë është pikërisht ruajtja e stabilitetit: “Më e rëndësishme është ruajtja e stabilitetit dhe paqes, që mund të dëmtohen nga qëndrimi i papërgjegjshëm dhe veprimet e atyre përfaqësuesve politikë në Serbi të cilët po bëjnë thirrje për paqëndrueshmëri, dhe madje dhe disa të tjerë si në Prishtinë, dhe Bosnje”, ka shtuar Vuçiç.