Askush nuk mund të garantoje se mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë një konflikt tjetër të armatosur, prandaj marrëdhëniet serbo-shqiptare duhet të zgjidhen njëherë e përgjithmonë.

Qëndrimin e tij presidenti serb Aleksander Vuçiç e artikuloi gjate një intervistë në televizionin shtetëror serb, të martën në mbrëmje.

Askush nuk mund ta garantojë plotësisht këtë, por është një arritje e madhe e bisedimeve që në katër vitet e fundit asnjë serb nuk është vrarë në konfliktet etnike. Unë dua t’u them serbeve se kemi një realitet, që në nuk jetojmë në një të kaluar mitesh, por edhe që në gjithashtu nuk kemi humbur gjithçka. Realiteti qëndron shumë larg këtyre dy pozitave.

Duke folur për dialogun me Kosovën, Vuçiç tha se nuk ka kohë të presë me vite. Nëse bisedimet nuk përfundojnë me një zgjidhje atëherë dy vendet do të jenë në një konflikt të ngirë.

Ai u ndal serish tek mbështetja për listën serbe dhe theksoi se pavarësisht kësaj qëndrimi i Serbisë për kryeministrin e Kosovës, Ramush Hradinaj nuk do të ndryshoje.

Në Serbi ai është i dënuar për krime luftë dhe nuk kam ndërmend të mbroj veten nga ata që nuk kanë qenë kurrë në Kosovë. Kam marrë mbështetjen e 80% të serbeve të Kosovës gjatë zgjedhjeve presidenciale, jo sepse po i bija daulleve të luftës, por sepse vizitova çdo fshat.

Presidenti serb u ndal të mohonte se Serbia ka humbur Kosovën dhe Metohinë. Ai ju drejtua serbeve që të shohin një tjetër realitet nga ai që ata pëlqejnë të kenë. /Tv Klan