Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se në takimin me nënpresidentin amerikan, Mike Pence, të hënën në Uashington, është arritur nivel i lartë i pajtimit për çështje të rëndësishme.

Vuçiç tha se me zyrtarin e lartë amerikan ka biseduar për çështje dypalëshe dhe rajonale.

Mes tjerash, ai tha se ka folur për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë nga perspektiva e Serbisë, si dhe për marrëdhëniet me Rusinë.

“Mendoj se jemi kuptuar mirë. Kam thënë se Serbia ndodhet në rrugën evropiane dhe se Amerika e mbështet atë rrugë. Serbia ka marrëdhënie miqësore edhe me Federatën Ruse, por edhe me shtetet tjera”, tha Vuçiç.

Vuçiç tha se nuk dëshiron të hyjë në detaje të bisedës për Krimenë dhe Kosovën, sepse, siç tha, dikush mund të nxjerrë përfundime të gabuara./REL