Pas përfundimit të mbledhjes emergjente së qeverisë serbe lidhur me vendimin për lirimin e Ramush Haradinajt, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur me gazetarët.

Vuçiç tha se qeveria serbe e konsideron si të turpshëm, skandaloz, ilegal, të padrejtë dhe mbi të gjitha politik, vendimin e dhënë sot nga gjykata e Colmarit të Francës.

Ai tha se nuk mund ta kuptonte vendimin e gjykatës, pasi nuk u dha asnjë shpjegim se pse nuk u pranua kërkesa për ekstradimin në Serbi të Ramush Haradinajt.

Serbia do t’i dërgojë Francës një notë protestës dhe ka thirrur ambasadoren serbe në Paris për konsultime.

Vuçiç tha se, do të protestonte ashpër kundër Francës, pasi i konsideron shkelje të principeve ligjore dhe etike dhe tregon nëse disa respektojnë një shtet sovran apo mbrojnë kriminelët./tvklan.al