Aleksandër Vuçiç është presidenti i ri i Serbisë. Ai u betua ditën e sotme para mbështetësve të tij në Parlament.

Ai dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, pasi fitoi zgjedhjet presidenciale të prillit.

Vuçiç premtoi se do të ruante paqen dhe stabilitetin e vendit.

Në qendër të kryeqytetit pati përleshje midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të tij. Policia i pengoi demonstruesit të hynin në Parlament.