Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha të shtunën në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarët, se ka marrë vendim që ta ndalë trenin me qëllim të “shmangies së konfliktit”.

“Vendimi im ishte dhe krenohem me të, që ta ndaloj trenin në Rashkë me qëllim të ruajtjes së lirisë së njerëzve tanë dhe të ruaj paqen e të shmang konfliktet”,

tha Vuçiç.

Kryeministri serb u shpreh se pas një takimi emergjent me shërbimet serbe të sigurimit, “Prishtina ka provuar të shkaktojë konflikt”.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve të Kosovës që të

“mos provojnë të sulmojnë serbët me armë, sepse Serbia nuk do ta lejojë një gjë të tillë”.

“Drejt Mitrovicës është nisur një tren udhëtarësh dhe jo një tank, por po ndodhin gjëra të pabesueshme. E kam njoftuar Mogherinin se jam i zhgënjyer me reagimin e BE-së ndaj këtyre zhvillimeve. Gjatë natës do ta njoftojmë Rusinë, nesër Kinën dhe nënpresidentin e SHBA-së dhe t’i njoftoj se “Prishtina po luan lojëra lufte”

, tha Vuçiç.

“U bëj thirrje serbëve që të ruajnë qetësinë dhe vërejtja ime e fundit për shqiptarët dhe edhe lutja për ta në Kosovë është që të mos tentojnë t’i sulmojnë serbët me armë, sepse Serbia nuk do ta lejojë një gjë të tillë”,

tha më tej Kryeministri serb.

//REL/tvklan.al