Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka pritur në takim Shefin e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) së Turqisë, Hakan Fidan.

Pas takimit të zhvilluar në kryeqytetin serb Beograd, në njoftimin e Presidencës së Serbisë, u tha se në takim janë trajtuar çështjet e sigurisë së Turqisë dhe Serbisë.

Vuçiç ka tërhequr vëmendjen në përpjekjet e të dyja vendeve nga kërcënimi i terrorizmit dhe krizës me refugjatët e cila është në rritje. 

Më tej siç qëndron në njoftim Vuçiç dhe Fidan janë në mendimin se takimet e këtij lloji mes Serbisë dhe Turqisë të cilat janë në rrugën e refugjatëve i përforcojnë marrëdhëniet dypalëshe.

Nga presidenca gjithashtu u theksua se presidenti Vuçiç ka kërkuar nga Fidan që personalisht të përcjellë ftesën për vizitë në Serbi që ia ka bërë presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan.

Në takim mori pjesë edhe Drejtori i Agjencisë së Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA), Bratislav Gasiç. /Anadolu Agency (AA).