vucic

Lojtarët serbë janë pritur nga kryeministri Aleksadër Vuçiç. Ai i përgëzoi lojtarët të cilët me fitoren e tyre gëzuan të gjithë serbët edhe ata që ndodhen jo vetëm në Serbi. Vuçiç shkoi në qendrën stërvitore të përfaqësueses e cila tani do të përgatitet për ndeshjen  fundit me Portugalinë.

Aleksandër Vuçiç (Kryeministër i Serbisë): “Mbrëmë e gjithë Serbia ishte e Bashkuar, ne jemi krenarë dhe të ngazëllyer për fitoren tuaj për atë që dhatë në fushë. Ju i sollët gëzim Serbisë, Republikës Serbska dhe në veçanti Kosovës dhe Metohisë, të gjithë qytetarëve të Serbisë, jo vetëm serbët, të gjithë gëzuan”.

Kryeministri Aleksandër Vuçiç mori edhe një dhuratë nga kapiteni Branislav Ivanoviç, fanelën që luajti në sfidën me Shqipërinë. Synimi i përfaqëuses serbe është Kupa e Botës 2018, pasi në Europianin që do të luhet vitin e ardhshëm në Francë nuk ka më shpresa.

Tv Klan