Ministrja e Financave Helga Vukaj ka kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ajo e Tatimeve dhe disa institucione të tjera në varësi të saj, marrjen e masës disiplinore për 44 punonjës.

 Përmes një deklarate për shtyp financat shprehen se gjatë monitorimit që u është bërë stafit të këtyre drejtorive, 44 punonjësit nuk janë paraqitur në detyrë duke thyer kështu urdhrin e firmosur disa javë më parë të ministres Vukaj.

 Në njoftim thuhet se askush nga nëpunësit nuk kanë paraqitur asnjë akt shkresor që të justifikojnë mungesën.

Tv Klan