Vullkani Kilauea në Ishullin e Madh të Havajit ka përfshirë prej ditësh zonën e banimit Leilani Estate, një zonë e pasur me shtëpi të mëdha e luksoze. Deri tani janë shkatërruar 82 banesa, siç njofton Agjencia e Menazhimit të Emergjencave.

Autoritetet kanë urdhëruar banorët të largohen, ndërkohë që llava ka gllabëruar rrugë e mjedise banimi. Para mbërritjes së lumit të nxehtë e shkatërrimtar, zjarrfikësit shkuan shtëpi më shtëpi për të ndihmuar banorët të largoheshin.

Afro 900 hektarë janë ndjegur që më 3 maj në shpërthimin më të fuqishëm të vullkanit Kilauea, në më shumë se 100 vjet.

Një liqen i zjarrtë nëntokësor në kraterin e Kilaueas është aktivizuar dhe ka dalë mbi tokë si një lumë që përshkon një distancë prej 25 km, e arrin deri në oqean./VOA