Ekspertët po shqetësohen për një vullkan, që sipas tyre është gati për të shpërthyer në La Palma të ishujve Canary.

Qindra tërmete e kanë goditur këtë qytet ditët e fundit, duke shtuar frikën se vullkani ‘Cumbre Vieja’ është gati të shpërthejë.

Ekspertët kanë regjistruar rreth 44 tërmete me magnitudë 2.1 që kanë goditur ishullin vetëm brenda tre ditësh, por ata besojnë se qindra dridhje të tjera që nuk janë regjistruar dot  kanë ndodhur dhe kjo mund të shkaktojë një katastrofë.

Javën e kaluar specialistë nga Universiteti i Kalifornisë dhe Kolegji i Londrës thanë se nëse vullkani shpërthen, mbetjet do të bien në det. Kjo mund të shkaktojë një cunami pasi dallgë rreth 600 m të larta priten të ngrihen.

Nëse kjo ndodh, bregdeti Afrikan do të përmbytet brenda një ore. Por, jo vetëm kaq sepse dallgët do të arrijnë deri në bregdetin e ishujve britanikë brenda tre orësh.

Dy shpërthimet e fundit të vullkanit Cumbre Vieja kanë ndodhur në  vitet 1949 dhe 1971.

/tvklan.al