Përdoruesit e

WhatssApp

ishin të gëzuar kur morën vesh se do të prezantohej opsioni  ‘Delete for everyone’ (Fshije për të gjithë), duke u dhënë mundësinë që të  fshijnë mesazhet e sikletshme.

Por, mesa duket edhe këtij opsioni i është gjetur një e metë.

Blogu spanjoll,

Android Jefe

ka zbuluar për përdoruesit e telefonave Android që mund t’i shohin mesazhet edhe pasi dërguesi i ka fshirë ato.

Mesazhi edhe pse i fshirë qëndron  në regjistrin e njoftimeve pasi dërgohet.

The Sun

shkruan se

WhatsApp

publikoi një udhëzues për ‘Delete for everyone’ pasi e publikoi opsionin.

Aty thuhej se nëse mesazhet fshihen, atëherë një njoftim ju tregon që mesazhi është fshirë me sukses. Për ta realizuar këtë duhet që bashkë marrësi dhe dërguesi të përdorin versionin më të fundit të

WhatsApp

.

Aplikacioni komunikativ paralajmëroi që marrësi mund ta shikojë mesazhin përpara se të fshihet ose nëse fshirja nuk është realizuar me sukses, por për këtë nuk do të ketë asnjë njoftim.

/tvklan.al