Përflitet se WhatsApp është duke përgatitur që të shtojë një opsion shumë interesant, i cili do të shpëtojë shumë njerëz prej “sikletit”.

Për aplikacionin e mesazheve ka thashetheme se po bëhet gati për të prezantuar mundësinë për ta “fshirë” një mesazh pasi është dërguar.

Fatkeqësisht, kjo nuk është e mundur ende, por thashethemet se kjo do të realizohej ishin në qarkullim prej muajsh dhe mesa duket do të jetë në përdorim shumë shpejt.

WABetaInfo

ka qenë ajo që e ka shpërndarë në “Twitter” këtë lajm interesant dhe janë shprehur se tashmë do të jetë e mundur që diçka të fshihet edhe pasi ajo është dërguar.

“WhatsApp më në fund po teston “Delete for Everyone,” serveri më në fund po punon dhe i përgjigjet me sukses mesazhit,

” shkroi

WABetaInfo

.

Mesa duket ky është një lajm shumë i gëzuar për të gjithë ata që dërgojnë mesazhe kur janë të dehur./tvklan.al