Ishte një mbrëmje e mbushur me emocione ajo e America’s Got Talent, spektakli për zbulimin e talenteve në Shtetet e Bashkuara. Emocione që mbajnë firmën e legjendës së muzikës Whitney Houston, e sjellë këtë herë në zërin e një mashkulli, Johhny Manuel.

I riu nga Michigan u paraqit përpara jurisë me “I have Nothing”, një nga kolonat zanore të filmit “The Bodyguard”, me protagonist Kevin Costner dhe pikërisht Witney Houston.

Fillimisht i parë me indiferencë nga Simon Cowell, Heidi Klum, Melanie Brown, Manuel pushtoi të gjithë sallën me zërin e tij.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=103&v=72WMprLONBQ

Dëshiroj t’i prezantoj veten time dhe muzikën time botës tha talenti amerikan. Në fund të këngës së vitit 1992, i gjithë publiku ishte në këmbë duke brohoritur yllin e ri.

Tv Klan