MAIN-Robbie-WilliamsKëngëtari 41-vjeçar Robbie Williams, e ka këshilluar Zayan Malik se çfarë duhet të bëjë tani me karrierën e tij, pas largimit nga grupi “One Direction”.

Williams e ka bërë publik mendimin e tij për largimin e Malik nga grupi i njohur, duke thënë se e përshëndet këtë vendim dhe ka shprehur gjithashtu mbështetje për këngëtarin 22-vjeçar.

Një burim i tha The Sun, se ky vendim e ka prekur këngëtarin 41 –vjeçar.

Ai ka bërë të njëjtën gjë duke u larguar nga grupi i famshëm “Take That”, rreth viteve ’90.

Për këtë arsye Williams jo vetëm që e mbështet Zayn Malik për dëshirën e të pasurit një karrierë solo, por ka menduar t’i japë atij edhe këshilla nga eksperienca personale.

tvklan.al