juria x

X factor Albania dhuroi edhe këtë të hënë për shikuesit e Tv Klan një tjetër mbrëmje emocionesh dhe surprizash.

Në natën e 11 ishin vetëm 5 konkurentë në garë, të cilët sollën performanca të larmishme. Në momentin më emocionues të mbrëmjes, shoë doën, të gjithë u surprizuan nga vendimi i produksionit për të mos patur eleminime.

Anëtarët e panelit të jurisë nuk kursyen as këtë të hënë komentet dhe batutat mes tyre.

I shumë pritur ishte interpretimi Alban Skenderajt në skenën e X Factor, ku përmes një fluturimi artistik ngriti në këmbë të gjithë të pranishmit.

Shumë pranë finales së 1 qershorit, X Factor Albania vijon rrugëtimin nën regjinë e Vera Grabockës dhe prezantimin e Alketa Vejsiut, çdo të hënë në orën 20:00 në Tv Klan.

Tv Klan