XXX Factor Albania 4, solli këtë të hënë natën e dytë të Live Show. Spektakli i talenteve të rinj, ngjiti në skenë 14 konkurente të cilët me vokalin dhe performancat e tyre garuan për të marrë pëlqimin e jurisë dhe të publikut.

Paneli i jurisë elektrizoi atmosferën në spektakël, mes batutave që nuk munguan as këtë mbrëmje.

Përmes televotimit të hapur përgjatë të gjithë mbrëmjes, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Italia votuan për të preferuarit e tyre.

“Mama Pop”, grupi i vajzave simpatike, u largua nga konkurimi në sfidë me Florianën, e cila mori vlerësimin e 3 anëtarëve të jurisë.

Nën regjinë e Vera Grabockës dhe prezantimin e Alketa Vejsiut, X Factor Albania 4 vjen çdo të hënë në orën 20:00 në Televizionin Klan.

Tv Klan