igliiSpektakli i talenteve të rinj në Tv Klan solli edhe këtë hënë emocionet e garës dhe shumë momente argëtuese.

Në natën e 6 “live” të spektaklit, u ngjitën në skenë 10 konkurentë, të cilët garuan mes tyre me hite të njohura botërore dhe performanca të larmishme.

Paneli i jurisë së X Factor i shoqëruar dhe nga Johny qeni simpatik, elektrizuan atmosferën në Teatrin e Tv Klan.

Pas votimit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Italia, Igli, studenti i aktrimit në Universitetin e Arteve, u largua nga konkurimi në sfidë me Ledianën.

Spektakli i talenteve të rinj vjen në ekranin e Tv Klan nën regjinë e Vera Grabockës dhe prezantimin e Alketa Vejsiut. X Factor Albania, çdo të hënë në orën 20:00, emocionet e konkurimit vazhdojnë.

Tv Klan