olta xhackaPartia Socialiste reagoi pas konferencës së kryetarit të opozitës, Lulzim Basha. Deputetja e PS, Olta Xhaçka i quajti qesharake akuzat dhe i kërkoi Partisë Demokratike t’i paraqesë provat në prokurori.

Olta Xhaçka: “Partia Socialiste e fton opozitën të bëhet serioze dhe të ndalojë këtë lumë akuzat të paskrupullta dhe për më tepër qesharake, të cilat nuk bëjnë asgjë tjetër, veçse tentojnë të cënojnë imazhin e vendit dhe të forcave të armatosura me një qëllim të vetëm. Marrjen në mbrojtjen politike t ëish-zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, të zhytur deri në fyt në korrupsion. Prokuroria i ka nisur tashmë hetimet, me kërkesë së Ministres së Mbrojtjes. Nëse opozitës i ka mbetur qoftë edhe një fije serioziteti, pretendimet e saj le t’i paraqesë në Prokurori për të mos vazhduar e për të mos u bërë gazi i botës, sikurse është bërë këto ditë përmes deklaratave dhe qëndrimeve qesharake.”

Tv Klan