Partia Socialiste reagoi pas konferencës së kryetarit të opozitës, Lulzim Basha. Deputetja e PS, Olta Xhaçka i quajti qesharake akuzat dhe i kërkoi Partisë Demokratike t’i paraqesë provat në prokurori.