“Shqiptarët, garantues të paqes në rajon”

Shërbimi i përbashkët konsullorë ishte temë kryesore e diskutimeve ndërmjet ministres së Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka dhe asaj të Kosovës, Donika Gërvalla.

Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, ministrja Xhaçka i quajti shqiptarët garantues të paqes në rajon ndërsa ofroi mbështetje të pakursyer të Shqipërisë në të gjitha sfidat në të cilat ballafaqohet Kosova në spektrin ndërkombëtar.

“Ka ende shumë punë për të bërë dhe Kosova e Shqipëria janë dakorduar për të punuar së bashku. Çështja më e rëndësishme është mbështetja e dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshje që sjellë njohje mes dy vendeve dhe hap rrugën e Kosovës në OKB. Shqipëria ka mbështetur dhe do të mbështesë Kosovën në gjithë këtë rrugëtim”.

Xhaçka përmendi edhe angazhimin e Shqipërisë për  anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës si dhe liberalizimin e vizave për Kosovën. Gjatë qëndrimit në Kosovë ajo ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani.

Tv Klan