Javën e ardhshme në Tiranë do të mbërrijnë anëtarët e operacionit ndërkombëtar të monitorimit, ndërsa Kryetari i Kuvendit do të shpallë të hapur garën për Këshillit e Emërimeve në Drejtësi.

“Ka përfunduar edhe procesi i shprehjes se interesit të gjyqtarëve dhe prokurorëve evropiane dhe amerikanë që do të jenë pjesë e trupës së ONM dhe shumë shpejt kjo trupë do të jetë në Tiranë për të filluar nga puna. 

Po javën tjetër do të hapet nga gara për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.

Kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafa shpreh shqetësimin për ndikimin që mund të ketë politika për të kontrolluar institucionet e reja të Drejtësisë dhe sipas tij, presionet kanë nisur të ndihen.

 “

Jemi të shqetësuar për disa përpjekje për ta vendosur nën kontroll procesin e kandidimit, për të ushtruar influenca dhe presion ndaj punës së institucioneve që merren drejtpërdrejt me Vettingun, për të ushtruar presion ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm që duan të kontribuojnë në këtë proces të rëndësishëm”

. 

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, nuk la pa i kujtuar Xhafës dhe politikanëve të tjerë të pranishëm  presionin që ushtrua mbi anëtarët e kësaj gjykate për Ligjin e Vetting -ut, ndërsa po ashtu nuk e fshehu se ligjet e Reformës në Drejtësi kanë shumë hapësira që lënë vend për interpretim.

Përgjedhja e anëtarëve të institucioneve të Vetting -ut do të bëhet nga komision e parlamentare të përkohshme, ku opozita dhe maxhoranca do të kenë përfaqësim të barabartë.

Tv Klan