Deputeti Enkelejd Alibeaj ishte zyrtari i fundit i Partisë Demokratike që dëshmoi këtë të hënë në Prokurori lidhur me audiopërgjimin e Agron Xhafajt.

Në një komunikim me gazetarët Alibeaj tha se procesi nuk duhet të merret peng nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Duke qenë se Kodi i Procedurës Penale, ligji ka ndryshuar dhe parashikon ndryshime që përfaqësues të viktimave, kanë të drejtë të marrin një pozitë proceduarale brenda procedimit penal. Unë shfrytëzova këtë mundësi, qoftë edhe në statusin e deputetit, përfaqësues i publikut, viktima e madhe e fenomenit kriminal të trafikimit të narkotikëve. I bëra kërkesë prokurorisë që sot e në vazhdim të jem përfaqësues i viktimave të këtij fenomeni kriminal. Që do të thotë, sipas parashikimeve ligjore unë deputeti Enkelejd Alibeaj kam të drejtë të kërkoj thirrje dëshmitarësh, bërje aktesh, akte të tjera hetimore, si një mundësi që procesi penal të mos merret peng nga Rama dhe nga Xhafaj. Viktimat janë të gjithë shqiptarët”,

tha Alibeaj.

Më herët dëshmoi në Prokuroi deputeti Ervin Salianji, si dhe Gazment Bardhi, Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike.

/tvklan.al