Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar në rrjetin social Twitter, pas operacionit që çoi në pranga 7 persona të akuzuar për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni në qytetin e Shkodrës.

Statusi:

Tjetër ndëshkim në kuadrin e Operacionit “Forca e Ligjit”: një nga 3 grupet kriminale të identifikuara në qarkun Shkodër. Përkushtim&profesionalizëm, sukses i merituar i policisë Shkodër&Forcave operacionale. Bashkëpunim efikas me prokuroren e çështjes. Përgëzime te gjithëve!FLM!

/tvklan.al