Një xhaguar që ishte pjesë e një prej eventeve të ndezjes së flakës olimpike është ekzekutuar në Brazil.

Ai u qëllua pasi arriti të arratisej nga personat që e kishin nën vëzhgim, shkruan në një deklaratë ushtria braziliane.

Pasi kafsha fitoi lirinë, një skuadër e përbërë nga ushtarakë dhe veterinerë u mobilizua për kapjen e tij.

Pavarësisht gjuatjes me qetësues, kafsha tentoi sulmonte një prej ushtarëve dhe në tentativë për ta mbrojtur atë dhe gjithë skuadrën, ai u qëllua për vdekje.

Flaka olimpike ndaloi ditën e hënë në kopshtin zoologjik, në Manaus në Brazil.

Foto e zhvilluara gjatë kësaj ngjarje tregoj kafshën e lidhur me një kollare dhe që mbahet nga zinxhirë të trashë, ndërsa pranë tij është ulur në gjunjë sportisti që mban në dorë flakën olimpike./tvklan.al