Basel i Taulant Xhakës tregoi këtë sezon se është zotëruesi absolut i futbollit në Zvicër. Pas kampionatit fitoi edhe kupën duke bërë bashkë të dy trofetë për herë të parë që prej vitit 2012. Basel mundi në finale 3 – 0 Sion.

Golat e sfidës së zhvilluar të enjten u shënuan të gjithë në pjesën e dytë. Basel kishte humbur një finale me Sionin 2 vite më parë dhe Xhaka para sfidës deklaroi për mediat zvicerane se kjo nuk mund të ndodhte përsëri.

Ky është trofeu i shtatë për Taulant Xhakën në Zvicër, duke u bërë një nga futbollistët më të suksesshëm shqiptar në një kampionat të huaj./ TV KLAN