Rreth një muaj përpara ndeshjeve zyrtare, Christian Panucci nisi vëzhgimin e lojtarëve që do të thërrasë në skuadër. Trajneri i ri i Kombëtares ishte në Bazel në Zvicër, ku mendohet se takoi Taulant Xhakën, me qëllim rikthimin e tij në Përfaqësuese.

Mesfushori nuk luajti në ndeshjen që zhvilloi ekipi i tij, duke e ndjekur sfidën nga stoli. Xhaka u largua me polemika nga Kombëtarja pas mosmarrëveshje që pati me Gianni De Biasi-n, për shkak se u largua nga grumbullimi pas ndeshjes me Italinë.

Mesfushori i Bazelit mësohet se i ka shprehur gatishmërinë Panucci-t për t’u rikthyer të veshë fanelën kuqezi, por pa i kërkuar falje askujt.

Trajneri italian po shikon gjendjen e përgjithshme edhe të futbollistëve të tjerë që do të ketë në dispozicion për fazën e mbetur të eliminatoreve të Botërorit 2018. TV KLAN