I ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi  Fevziut, në një intervistë ekskluzive që do të transmetohet sot në mbrëmje, Trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi, tregohet i rezervuar mbi çështjen Xhaka dhe largimin e tij nga grumbullimi i kombëtares.

De Biasi: “Xhaka nuk luajti në ndeshje me Italinë sepse unë kisha nevojë për lojtarë me karakteristika të ndryshme nga ai. Marrëdhëniet tona deri pas ndeshjes me Italinë kanë qenë shumë të mira.”

Tekniku është pyetur edhe mbi marrëdhëniet me Federatën e Futbollit dhe vazhdimin e mundshëm të rrugëtimit me kombëtaren shqiptare.

De Biasi: “Kontrata përfundon në fund të këtij viti. Dëshira ime është të vazhdoj nëse do të më jepet besimi.”

Për gjithçka që po ndodh në ekipin kombëtar, atmosfera, në ekip, çështja e rinovimit të kontratës, gjendja e futbollistëve aktualë dhe afrimet e mundshme, trajneri De Biasi do të flasë sot në mbrëmje në Opinion në orën 22:15.

Tv Klan