XHESURI DHE E BUKURA – EPISODI 15

Serial: 12.11.2017


Tahsin qëndron pranë Adalet e cila ka probleme me gjumin teksa kujton gjithçka ka ndodhur në rininë e saj.

Duke risjellë ndërmend të shkuarën, Rifat i tregon Xhesur se kanë diçka në dorë kurndër Tahsin, por Xhesur mendon se është pak dhe se kërkon që ai të paguajë për çdo mëkat.

Suhan përpiqet të marrrë informacione për vdekjen e Hasanit në komisariat. Dikush e ka paraprirë duke manipuluar gjithçka.  

Edhe Tahsin kujton fragmente të së shkuarës. Kush e ka vrarë babain e Xhesurit?

Xhesur po kontrollon kamerat e sigurisë. Çfarë do të zbulojë ai rastësisht?

Familja Korludag, Mirhiban, Bulent dhe Xhesur firmosin dokumentat duke u bërë zyrtarisht partnerë biznesi.

Xhesur sjell mamanë e tij në shtëpi. E humbur në pyll, ajo do të ndeshet rastësisht me Tahsin. Çfarë do të thotë ajo në sy të të ftuarve kur të mësojë se kush është ai në të vërtetë?

Kategori
Xhesuri dhe e bukura
0 Komente

Përgjigju

*

*