XHESURI DHE E BUKURA – EPISODI 18

Serial: 25.11.2017


Në një takim rastësor, Xhesur i rrëfen Syhan se ka punuar para mbledhjes së asamblesë së kompanisë.

Tahsin qorton Korhan për gjendjen konfuze të Syhan e cila e pyet vazhdimisht për të shkuarën. Si do të mbyllet takimi mes tyre?

Me një trëndafil në dorë, Xhesur është te dera e punishtes së Syhan. Syhan i kthen Bylentit unazën duke dashur që situata e sikletshme mes tyre të marrë fund. A ka qëndruar Xhesur deri në fund?

Syhan është dëshmitare e një situate të befasishme në të cilën është i përfshirë babai i saj. Xhesur ndërhyn në kohë duke qetësuar situatën.

Përgjatë mbledhjes së asamblesë, Tahsin dhe Xhesuri kanë propozime të kundërta. Cili prej tyre do të marrë shumicat e votave?

Në mbrëmje Tahsin rrëfen se është martuar me Adalet dhe tashmë kjo e fundit do të jetojë në shtëpinë e famijes Korludag. Si do të reagojnë fëmijët e tij? Xhesur përpiqet të qëndrojë pranë Syhan.

Hylja përballet me një surprizë të pakëndshme.

Kategori
Xhesuri dhe e bukura
0 Komente

Përgjigju

*

*