skllavetMizoritë e xhihadistëve të Shtetit Islamik nuk kanë fund. Tashmë ata nxjerrin në treg edhe femra, të zëna rob në zonat e pushtuara prej tyre në Irak e Siri.

Në një foto të publikuar në rrjetin social “Twitter”, shfaqet një grup femrash të komunitetit Jazid të Sinjarit. Siç duket, ato janë futur në një kafaz hekuri, në kushte çnjerëzore dhe janë nxjerrë në shitje si skllave.

Fotoja e fiksuar në Mosul është publikuar nga një aktiviste libaneze e të drejtave të njeriut dhe tashmë po bën xhiron e botës.

Militantët xhihadistë të Shtetit Islamik janë përfshirë në një valë masakrash me prerje kokash. Të ekzekutuarit më të fundit me prerje kokash, janë 5 persona, ndër të cilët një luftëtar kurd dhe 4 të tjerë të cilët u akuzuan prej tyre si agjentë të shërbimeve sekrete izraelite.

Në një opinion për të përditshmen amerikane Nju Jork Tajms, sekretari amerikan i shtetit  Xhon Kerri e konsideroi Shtetin Islamik dhe organizatat terroriste në përgjithësi, si një sëmundje prej të cilës bota duhet të shërohet.

TV KLAN