“Gocat me forma më kanë qejf, ato më zgjedhin mua”, pas deklaratës së Kristit, plas debati në studio

Programi i emocioneve të vërteta “Love Story” ka nisur transmetimin live në televizionin Klan nën drejtimin e Alketa Vejsiut dhe regjinë e Vera Grabockës.

Pas një jave dinamike në “Talk Love Story”, protagonistët janë përballur me momentet më pikante të këtij emisioni dhe janë sqaruar më tej me njëri-tjetrin.

Ajo që ka bërë përshtypje është se Kristi ka thënë se është shumë pak i interesuar për Orin dhe për Xhenin, me të cilat ka pasur një diskutim në studio.

Vëmendjen e debatit e mori fakti që sipas Orit, Kristi preferon gocat me forma ndaj dhe nuk e ka zgjedhur atë.

Kristi: Që të dyja ishin tërheqje tepër bosh, shumë sipërfaqësore dhe nuk do të them më shumë dhe më frustuan pak të dyja. Bosh do të thotë pa asnjë emocion, me gjeste koti dhe nuk më pëlqeu fare.

Ori: Mos është problemi tek format e trupit sepse e kemi parë dhe në Instagram se pëlqen shumë gocat me forma. E ke shfaqur shumë qartë më story-t në Instagram.

Kristi: Gocat me forma më kanë qejf mua, më zgjedhin mua ato. Nuk i zgjedh unë ato.

Ori: Nuk e ka treguar vajza me forma se të ka qejf ty, e ke treguar ti në Instagram.

Roberti: Ajo që konstatoj unë është se ky brezi është i influencuar nga steriotipi që transmetohet  nga modelet në televizion, femra joshëse, kemi krijuar këtë modele femëror. Joshja për një mashkull të  vërtetë është te mençuria dhe besoj se Kristi është ky tip mashkulli. Vajzave këshillë u jap që të fokusohen tek personaliteti i djemve, mos  të kenë vëmendjen tek paraqitja.

Jerina: Kuptova të kundërtën, se Kristi është i interesuar për  format.

Roberti: Kristi edhe provokon eee…

Bleona: Për aq kohë sa ka ekzistuar jeta, aparenca është gjëja e parë, Kristi është real dhe ka dhënë një preferencë të tij.

Kristi: Unë vura re se ato që më zgjodhën ishin gocat me ato forma dhe mua më tërhoqi kjo dhe i zgjodha unë pastaj.

Bakllava dhe puthje, Dea dhe Rei realizojnë takimin romantik

Dea dhe Rei kanë zhvilluar takimin e tyre të parë në puntatën e sotme të formatit e dashurisë “Love Story” në Tv Klan.

Në një darkë romantike dyshja kanë ndarë me njëri-tjetrin disa detaje nga jeta e tyre personale.

Në bisedën e zhvilluar mes tyre nuk ka munguar as shprehja e xhelozisë nga ana e Reit për Dean duke i treguar haptas se ka interes për të.

Takimi u mbyll me surprizën që Rei i bëri Deas, një trëndafil dhe ëmbëlsirën e saj të preferuar, bakllavanë./tvklan.al

Rei: Siç të kisha premtuar se do të të mbaj në ajër dhe ja ku erdhe në ajër….

Dea: Çne kjo surprizë e bukur?

Rei: Tek Selective kam organizuar një prive..

Dea: E mrekullueshme! Unë mbeta e surprizuar për vete.

Rei: Edhe unë atë doja që të të surprizoja.

Dea: Si e prite që të zgjodha ty si personin e parë që doja të kisha një takim?

Rei: Nuk e prisja sepse impakti i parë jo dhe aq i mirë. Mendimet që ke ti për mua do t’i çoj deri në fund. Kaq pa fat ishe saqë nuk gjete dashurinë në avion?

Dea: Mbase kam qenë pa fat, mbase edhe nuk jam marrë me personat e duhur.

Rei: Çfarë nuk do të falje në një lidhje?

Dea: Kur je në një lidhje ka gjithmonë gabime dhe gjëra që duhet të tolerosh.

Rei: Nëse do të tradhtonte i dashuri yt, ti nuk do e falje?

Dea: Fatkeqësisht mua më ka rastisur që më kanë tradhtuar edhe në fakt jam ndarë, se di ti si mendon, falet apo nuk falet tradhtia?

Rei: Për mendimin tim nuk falët sepse një person që e bën njëherë mund ta bëjë përsëri. Mund të duash dy persona njëkohësisht?

Dea: Po, mendoj se mund të jesh i tërhequr nga dy persona në të njëjtën kohë.

Rei: Sepse unë jam ndjerë shpesh xheloz në backstage sepse kam parë disa…

Dea: Pse je tip xheloz?

Rei: Për dikë që ke interes, po. Kush është kujtimi më i trishtë që do e fshije nga memoria?

Dea: Unë jam rritur vetëm me mamin dhe motrën, për arsye pune babai im ka qenë i larguar. Meqë ra fjala tek familja, po nëse famila  jote nuk do të më pëlqente mua?

Rei: Unë e zgjedh vetë, nëse Dea është personi ideal, unë jam aq i aftë sa të njoh Dea.

Dea: Me se merresh ti tani?

Rei: Po merrem me trajnimin e fëmijëve të vegjël.. Kam një surprizë të vogël për ty.

Dea: Një trëndafil…faleminderit! O Zot i madh kush ta tha se unë vdes për bakllava?

Rei: E si do ta gatuaj unë për ty…

Dea: Domethënë e dëshiron një takim tjetër?

Rei: Përderisa po e them, po.

Buzë detit, Xhoni pyet Sellmën: Ça do bësh ti po të thash unë dua familje?

Love Story 2” ka mbërritur në javën e dytë të rrugëtimit të dashurisë. Javën e kaluar Xhoni në rolin e fronistit ka zgjedhur Sellmën për takim këtë javë. Ata të dy kanë shkuar në plazh buzë detit për takimin e tyre romantik.

Sellma: Sa e rëndësishme është familja për ty?

Xhoni: Kam qenë gjithmonë burri i shtëpisë.  Prandaj kërkoj edhe unë nga një vajzë që të jetë një mama e mirë.

Vazhdimisht gjatë takimit Xhoni ka komplimentuar Sellmën për seriozitetin që ajo ka shfaqur dhe i ka treguar se ka qenë një prej tipareve që e ka tërhequr më shumë.

Xhoni: Kur të kam njohur më je dukur një vajzë shumë serioze. Aty kam thënë me vete dua ta njoh këtë njeri. Sepse çdonjeri e ka në fillim atë pamjen tek tjetri. Edhe unë kur të pash ty…

Sellma: Ke dashur të zbulosh më shumë?

Xhoni: Patjetër. Uroj të mos jetë i fundit.

Sellma: Trëndafili i kuq është i preferuari im./tvklan.al

“Nuk e kam përjetuar mirë”, Dea pranon publikisht se është tradhtuar: Nuk është turp

Dea, një prej fronisteve në “Love Story 2” ka treguar se ajo është tradhtuar. Në episodin e sotëm në “Love Story” në Tv Klan”, ajo është shprehur se kjo gjë ka ndodhur kohë më parë dhe u shpreh se nuk e ka përjetuar mirë.

Nuk është turp në fakt. Është një fenomen që ndodh shpesh, sidomos kur je një vajzë e vogël dhe ke ato lidhjet e tua, mund të ndodh dhe të tradhtohesh. Nuk e kam përjetuar mirë, por kam mësuar shumë prej saj. Nuk do doja ta ktheja kohën prapa”, tha Dea.

Por nga ana tjetër Bleona, opinionistja e “Love Story 2”, ka thënë se tradhtia është një gjë e pafalshme dhe ka lexuar fjalorin se çfarë do të thotë tradhti.

Nuk jam dakord me Dean këtu, pasi është e pafalshme”, Bleona e më pas citoi të gjitha definimet rreth fjalës tradhti. Por Dea u shpreh se këtë pjesë të jetës së saj e kanë lënë pas./tvklan.al

“Është si qingji i butë që do të pijë me dy nëna”, kujt iu drejtua Daniela me këtë koment?

Në takimin mes Xhonit dhe Sellmës në “Love Story” që transmetohet në Televizionin Klan është vënë re një tërheqje nga të dyja palët ku ata kanë shprehur cilësitë që pëlqejnë tek njëri-tjetri.

Edhe Kristi ka qenë i interesuar për Sellmën dhe madje ka thënë se është më e bukura për sytë e tij.

Kjo ka shkaktuar një debat në studio, ku përballë janë vënë Kristi, Xhoni dhe Sellma.

Mirëpo gjatë diskutimit, Xhoni ka shprehur hapur pëlqimin për Anxhin. Ndërsa një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer fare Sellmës, së cilës i është duket mungesë respekti fakti që fronisti po flet për një vajzë tjetër gjatë komenteve të takimit të tyre.

Kristi: Unë nuk kam thënë asnjëherë që jam i tërhequr nga Sellma, në kohën e kaluar mu duk e bukur në një moment, kaq.

Sellma: Unë e pranoj komentin e Kristi sepse është ndjerë xheloz sepse ka pare një tërheqje.

Kristi: Nuk isha fare xheloz dhe po të isha xheloz do të ishte totalisht e justifikuar sepse Xhoni më mori në një moment atë që mu duk e bukur.

Xhoni: E kam shumë qejf ia kam thënë , por ka edhe vajza të tjera që i kam qejf.

Kristi: Xhoni u nxitua në skenarin e vet.

Daniela: Xhoni është si qingji i butë që do të pijë me dy nëna.

Alketa: Shprehja nënkupton se qingji kur është i urtë pi nga dy nëna, nga dy dele dhe kënaqet.

Dea: Më bën përshtypje se Xhoni nuk i kushton vëmendje komentit të Danielës

Xhoni: Axhi deri tani ka folur pak, madje s’ka folur fare dhe më pëlqen shumë.

Sellma: Nuk më duket respekt për mua që në diskutimin për takimin për mua, të flitet për dike tjetër.

Bleona: Respekti fitohet, nuk vjen vetë.

Xhoni: Sellma  të kam thënë gjithë ato fjalë të bukura dhe tani ti po hedh poshtë tani.

Jerina: Burri që është burrë një fjalë ka. Fjalët kanë një peshë dhe mendohen kur thuhen dhe nuk duhet t’i thuash në ajër. Duke qenë se kemi një rrugëtim të gjatë, e mira do të ishte që të ishim të kujdesshëm me njëri-tjetrin.

Xhoni: Po unë çfarë kam thënë për Sellmën?

Kristi: Unë mendoj se Xhoni ka një problem tjetër me Sellmën

Xhoni: Qenke psikolog

Kristi: Vura re te klipi se kontakti fizik mes Xhonit dhe Sellmës ishte shumë i ulët

Sellma: Nëse unë do e kisha prekur dhe përqafuar, do të isha shumë fallco.

Xhoni: Sellma më ke pëlqyer shumë, por prapë se prapë ne po njihemi dhe nëse unë po flas për Anxhin nuk të hedh ty poshtë.

Sellma: Ok, por po bie në kontradiktë me veten sepse burri që është burrë duhet të mbajë fjalën.

Anxhi: Sigurisht që fjalët e Xhonit më pëlqejnë, por mendoj se ishte pak pa vend.

Xhoni: Duhet të kesh frikë të thuash gjëra të bukura.

Bleona: Unë mendova se të dyja palët kanë të drejtë. Në momentin që plasi lufta të gjitha femrat ishin në të njëjtën mendje, ndërsa meshkujt nuk i kuptojnë fare këto./tvklan.al

“Po ndjej shumë tension seksual, duhet të ndalosh”, çfarë ndodhi në takimin e  Kristinës dhe Kristit?

Takimi i Kristinës dhe Kristit u zhvillua në dy ambiente të ndryshme, ku dyshja shprehën interesin që kanë për njëri-tjetrit.

Fillimisht Kristina e pyeti fronistin në lidhje me tërheqjen që ky i fundit pati me Selmën duke qenë se ajo këndoi posaçërisht për të, të hënën e shkuar.

Kristi i bëri të ditur se ishte thjesht një moment dhe kaq dhe mendon se flirti me Selmën ka marrë fund.

Kristi: Kristina mirëmëngjes! Shumë cool që të pashë kështu, afër natyrës. Më vjen mirë që do të kemi një takim fizik.

Kristina: Edhe mua më vjen mirë që u takova me ty. Kam diçka për të thënë për pjesën e xhelozisë për Selmën sepse ajo të surprizoi natën e parë. Këndoi posaçërisht për ty natën e parë. A nuk u mahnite pas zërit të saj që më zgjodhe mua duke të bërë masazh?

Kristi: Fakti që Selma ishte artiste dhe këndoi nuk e vë në pozitë më të lartë se talenti që ke ti ose interesi që ke ti?

Kristina: Po atëherë, si ka mundësi që e zgjodhe aty, natën e parë, apo e bëre për show, siç tha Roberti?

Kristi: Ma dha impulsin aty dhe u ndjeva si kafshë brenda meje dhe thash wow Selma dhe i dhashë dhe një trëndafil.

Kristina: Unë mendoj se e bëre për të më xhelozuar mua.

Kristi: Jo, se xhelozinë do e bëja në mënyrë më të fshehtë…

Kristina: Më vjen mirë që të njoha, uroj të ketë shumë dashuri dhe shumë ngjyra.

Kristi: Dashuri patjetër, por edhe respekt, mirëkuptim mes njëri-tjetrin të një standardi.

Kristina: Jam kurioze, në takimin e radhës do ta zgjedhësh Selmën?

Kristi: Shumë pyetje e mirë…Të them të vërtetën nuk jam i sigurtë. Besoj se mbaroi flirti me Selmën.

Pas takimit, dyshja janë zhvendosur në një sallë mesazhi, ku ka qenë Kristi ai që ka shijuar momentin e masazhimit nga Kristina.

Kristina: Pasioni yt që ke për masazhet?

Kristina: E kam shumë pasion dhe kam dashur shumë që të vazhdoj për fizioterapi.

Kristi: Çfarë vetish pozitive ka për mua për shembull?

Kristina: Qarkullon gjakun, të bën të mendosh më qartë dhe të bësh zgjedhjen e duhur, ndihesh i lumtur.

Kristi: Ka problem, për shembull klientë leshatakë shumë, domethënë që të bëhet ty si problem?

Kristina: Zakonisht është okey. Mos rri fare në siklet sepse kam parë edhe më keq.

Kristi: Po tensionet seksuale në masazh si i përjeton ti sepse besoj do apo s’do ka gjithmonë?

Kristina: Kur shtrihet një person, e shikoj vetëm nga ana e anatomisë?

Kristi: Pra, je e shkëputur plotësisht?

Kristina: Po, aty jam në botën time, thjesht bëj masazhin.

Kristi: Se tani s’do atë anën kafshërore që kam dhe tani dalëngadalë po del…

Kristina: Tani po del për masazhin apo këngën?

Kristi: Për masazhin, këngën e kam harruar fare. Në fakt po ndjej shumë tension seksual dhe duhet të ndalosh sepse duhet akull.

Kristina: Unë vetëm vaj kam./tvklan.al

“Zgjati 7 vite, e kam përjetuar shumë”, Daniela zbulon çfarë i tha ish-partneri në momentin e ndarjes

“Love Story 2” që transmetohet në Televizionin Klan ka nisur rrugëtimin që prej një jave. Publiku është njohur me protagonistët e formatit të dashurisë dhe po ashtu edhe ato me njëri-tjetrin.

Një ndër fronistet e “Love Story 2”, Daniela, ka bërë zgjedhjen e saj dhe mundësinë për takimin e parë ia ka dhënë Frankos.

 Ky takim ka bërë që dyshja të prezantohen më mirë më njëri tjetrin duke dhënë disa detaje në lidhje me jetën e tyre personale.

Ka qenë rrëfimi i Danielës ai që ka prekur Frankon dhe të gjithë publikun pasi ka treguar se ka humbur vëllain në moshë shumë të vogël. Fronistja po ashtu ka zbuluar se më parpara ka qenë në një lidhje të gjatë që ka zgjatur për 7 vite.  

Daniela: Vendosa që të bëjmë një takim sot sepse dua të të njoh ashtu siç në të vërtetë je.

Franko: Edhe mua më pëlqeu ky vendi këtu, por kam zgjedhur një surprizë për ty. Është një trëndafil që ka diçka speciale brenda  (një byzylyk).

Daniela: Kam zgjedhur që të jem poshtë kësaj arre që për mua është si një pemë jete.

Franko: Gëzuar për këtë surprizë të bukur dhe takimin tonë të parë.

Daniela: Dua të të njoh pak më shumë, më trego pak për veten, a ke pasur një lidhje më përpara?

Franko: Kam pasur një lidhje serioze, jetonim jashtë shtetit dhe normalisht që u ndamë sepse distanca…

Daniela: Kam pasur një lidhje serioze shumë të gjatë, familjare, gjë që e kam përjetuar tmerrësisht shumë. Zgjati 7 vite. Një ndër shkaqet që më ka bërë të vuaj akoma më shumë sepse ai person në momentin e ndarjes më ka kujtuar edhe familjen… Kjo Daniela që sheh ti këtu, kaq e fortë, kaq e egër, i ka të gjitha fasada për të mbuluar dhimbjen e mos ta shfaqur kurrë. Unë kam humbur vëllain, kam humbur mamin në një moshë shumë të vogël, kam qenë vetëm 7 vjeç. Kam humbur gjysmën e shpirtit.

Ta ndryshojmë pak temën e të bëjmë gëzuar! Sa vjeç e ke dhënë puthjen e parë?

Franko: Në moshën 14 vjeç e gjysëm.

Daniela: Edhe virgjërinë pas kësaj puthje?

Franko: Normalisht… Po për ty?

Daniela: Unë kam qenë 17 vjeç kur kam dhënë puthjen e parë.

Franko: Si u ndjeve, e mban mend?

Daniela: E mbaj mend, edhe ty të të puth për herë të parë sot do të ndjej të njëjtin emocion. Unë t’u ofrova për të më puthur, edhe ti më puthe në qafë

Franko: Ashtu e ndjeva.

Daniela: Më pëlqen shumë tipi jot./tvklan.al

Bleona-Danielës: Dua të bëhem mentorja jote, të vi në takimet që do të kesh me djemtë

Në këtë edicion të “Love Story” në Tv Klan, e vërteta e jetës së protagonistëve buron natyrshëm.

Ka qenë historia e Danielës ajo që i ka prekur zemrën të gjithëve, mes humbjeve të mëdha të jetës.

Pas transmetimit të klipit të takimit të saj me Frankon ku dhe ka rrëfyer vështirësitë me të cilat është ndeshur, Bleona i ka bërë një ftesë të hapur Danielës që të bëhet mentorja e saj dhe ta shoqërojë në të gjithë takimet që do të ketë me djemtë.

Daniela e ka mirëpritur këtë ftesë duke e pranuar propozimin që ajo i ka bërë.

Franko: Dua që t’i jap një përqafim të përzemërt dhe i them se do të  ketë mbështetjen time sepse jam ndjerë shumë i prekur.

Daniela: Kam mbetur pa fjalë.

Alketa: 7 vjet e gjysëm histori dashurie, ke filluar një jetë të re, e fortë dhe vjen me besim se do të gjesh atë që meriton.

Daniela: Dua të jap një mesazh për të gjithë se sado i lënduar të jesh, ec përpara sepse nuk është kurrë vonë.

Bleona: E pashë filmin, ishte shumë i dhimbshëm, më vjen shumë keq për humbjen tënde. Mendoj se ajo të ka ndodhur për më mirë. Më vjen keq për humbjen tënde për nënën dhe vëllain. Jeta është si makinë dhe ti je shoferi.  Makina ka dy gjëra ku duhet të përqendrohesh, pasqyrën e mesit dhe xhamin e shoferit dhe nëse e vë re xhami i shoferit është më i madh se pasyqra e mesit sepse pasqyra e mesit është ajo që shikojmë atë që na ka ndodhur mrapa kurse xhami i shoferit është ajo që na përqendron të shikojmë atë që vjen përpara nesh dhe duke qenë se i ke pasur këtë humbje në jetë unë mendoj se ti duhet të përqendrohet në taë që ke përpara.  

U preka shumë. Unë jam gati të bëhet mentorja jote, nëse dëshiron sepse unë jam shumë e ashpër me meshkujt, nuk e di çfarë filozofie ke ti me meshkujt.

Nëse më jep mundësinë do të vi në takimet që do të kesh me djemtë. Jam me filozofinë se diamantet nuk janë për gjithkënd. Nuk dua që ti të jesh copë e lehtë.

Daniela: Bleona mirë se vjen në jetën time./tvklan.al

Kristina i befason të gjithë me deklaratën: Unë kam pëlqim të madh për…

Kristina, një prej konkurrentëve të “Love Story 2” ka bërë sot një deklaratë të fortë. Në puntatën e sotme ajo ka deklaruar se nuk ka pëlqim për dy fronistët, por ka për një djalë tjetër që është konkurrent dhe shoku i saj prej vitesh, Bajroni.

Kristina ka deklaruar se ka një pëlqim për Bajronit dhe kjo ka shokuar të gjithë konkurrentët e tjerë.

Unë doja të flisja pas klipit me Kristin dhe nuk mu dha mundësia të flisja. Aty nuk kishte as ngjyra, as emocion nga ana e Kristit dhe ndihem vërtetë e zhgënjyer unë nuk doja ta shihja fare takimin. Unë po marr shkas nga fjala që u tha të hënë e kaluar që dashuria nuk ka kufi dhe mund të pëlqejnë dhe çunat që janë në atë kast.

Daniela, për të qartësuar të gjithë këtë, dhe nëse më lejohet ta them, unë kam pëlqimin tek njëri nga çunat. Po marr guximin dhe po e hedh unë këtë hap, rri e qetë, Bajroni është pëlqimi im dhe të dy kemi një lloj kimie”, tha Kristina.  

Nga ana tjetër Bajroni ka thënë se nuk e priste fare këtë deklaratë nga Kristina./tvklan.al

Prisni katër takime emocionuese, mësoni zgjedhjet e fronistëve për këtë javë

Në puntatën live të mbrëmjes së sotme të formatit të dashurisë “Love Story” që transmetohet në Tv Klan janë transmetuar 4 takimet e fronistëve me konkurrentët.

Mirëpo, a do të zgjedhin sërish të njëjtit apo zgjedhja e tyre ka ndryshuar?

Këtë gjë e kanë bërë të ditur vetë ata përmes dhurimit të trëndafilit.

Dea: Duke falenderuar të gjithë djemtë, sidomos Rein që e kisha në takimin e kaluar, këtë trëndafil dua që t’ia jap Albionit.

Kristi: E kisha shumë të vështirë sepse me Kristin nuk kisha asnjë lloj tërheqje. Kjo goca që meriton këtë trëndafilin do t’ia jap vajzës që bëri shumë debat dhe besoj se ajo ka një anë pozitive dhe kjo është Xheni.

Daniela: Këtë radhë dua të zgjedh diçka ndryshe dhe të njoh dikë tjetër që më ka dhënë kimi. Këtë radhë vendos që trëndafili im të shkojë për Vilianin.

Xhoni: Zgjedhja që do të bëj këtë radhë është se s’kam interes për njeriun që është dhe ajo që do të zgjedh këtë javë është Anxhi./tvklan.al