Rita ORa

Rita Ora mbajti të veshur një fustan të zi shumë trendy, fundi i të cilit të krijonte idenë e xhubletës  që vjen nga  Zadrima.

Në fustanin i Rita Orës vihet re një ngjashmëri shumë e madhe me xhubletën, veshjen tradicionale, e cila përdoret në të gjitha malësitë e Alpeve të Shqipërisë, por edhe në krahinën e Zadrimës.

Mbase kjo ka qenë një përzgjedhje nga vetë ajo, për të treguar një ndjenjë patriotizmi dhe krenarie për origjinën e saj shqiptare dhe etnografinë tonë të pasur.

Ora o prezantua me fustanine zi  në Washington DC, për eventin e përvitshëm “Krishtlindje në Washington”, ku këngëtarja e famshme këndoi në prani të presidentit Barack Obama dhe familjes së tij.

Xhubleta ka formën e një këmbane të valëzuar në pjesën e fundit dhe ngjyrë të zezë, njësoj si edhe fustani i Rita Orës.

Këngëtarja me origjinë shqiptare është shprehur mjaft e privilegjuar që ishte pjesë e këtij eventi të rëndësishëm.

L.Subashi