putin

Presidenti rus Putin është i njohur për pasionet e tij jashtë politikës. Pas peshkimit, kuajve dhe hokejit në akull, ai është parë së fundmi duke u ndeshur në xhudo.

Përveçse një udhëheqës i gjithë pushtetshëm, Vladimir Putin është edhe njeri i apasionuar pas peshkim, kuajve apo sporteve si hokei në akull.

Aventura e fundit e Presidentit rus, por jo një sfidë e re për të, ishte ajo praktikimit të sportit të xhudos me ekipin përfaqësues të Rusisë. Pasi i dha pasaportën ruse trajnerit italian të Kombëtares ruse, Ezio Gamba, Putin veshi uniformën e xhudos dhe sfidoi trajnerin dhe sportistët profesionistë.

Presidenti 63 – vjeçar ka nisur të praktikojë artet marciale që kur ishte 14 vjeç. Ai është shpallur edhe kampion në karate. Mbrëmjen e së premtes, Putin i hodhi në tapet të gjithë sfidantët e tij, përfshirë edhe ish – kampionin dhe trajnerin italian të xhudos ruse.

Tv Klan