Vrasja e një 19-vjeçari në Athinë ka tronditur opinion grek, ndërsa si autorë të dyshuar policia ka shpallur në kërkim 3 shqiptarë. Njëri prej tyre është personi që ka goditur direkt me thikë për vdekje 19-vjeçarin nga Athina të quajtur Thoma. Një dëshmitar okular, shok i viktimës, tregon çfarë ndodhi natën e 18 Marsit në lagjen “Marousi” të kryeqytetit grek. Sipas tij, shqiptari në fjalë quhet Xhuliani dhe është 23 vjeç.

“U zumë me shqiptarët. Ata na rrahën. Xhuliani menjëherë qëlloi me thikë në gjoks Thomain. U përpoq që të më qëllonte edhe mua, por fatmirësisht ndërhyri një miku ynë dhe më shpëtoi. Thomai tentoi të largohej pasi u qëllua, por pak më vonë u rrëzua, ishte i mbuluar me gjak”

, thotë njëri prej shokëve të 19-vjeçarit të vrarë, që atë natë ishte dëshmitar okular.

Foto: Thomai, viktima 19-vjeçar

Foto: Thomai, viktima 19-vjeçar

Sipas tij, 19-vjeçari kontaktoi me Xhulianin përmes një shoku të përbashkët për t’i blerë hashash.

“Thomai i kishte marrë paratë (170 Euro), por shqiptari nuk kishte sjellë drogën. Pastaj i thamë mikut tonë që të ndërhynte dhe kontaktoi me Xhulianin që të na sillte drogën”

, vazhdon dëshmia.

Pasi miku i tyre i përbashkët kontantoi me 23-vjeçarin shqiptar, Thomai mori një telefonatë prej tij.

“Në celularin e Thomait u përgjigja unë. Ishte Xhuliani, filloi të bërtiste. Ndoshta nuk e kuptoi që nuk isha Thomai. Pyeti ku je. Nuk kaloi shumë kohë dhe e pamë tek sheshi. Ai ndërkohë ishte aty kur na telefonoi”

, thotë në dëshminë e tij shoku i viktimës.

Më pas nisi sherri verbal mes tyre dhe 3 shqiptarëve, e më pas përplasja fizike që çoi deri në vrasjen e 19-vjeçarit. Ky i fundit u dërgua në spital, por ndërroi jetë pasi kishte humbur gjak. Policia greke tashmë i ka identifikuar 3 shqiptarët që morën pjesë në vrasje dhe i ka shpallur në kërkim. Dyshohet se ata janë larguar nga vendi përmes Kakavijes dhe ndodhen në Shqipëri.  

/tvklan.al