Xhuljo Kamberaj është i pari çiklist shqiptar, i cili fiton një etapë të Rrethit Çiklistik të Shqipërisë. Një garë e fortë ajo në intinerarin Elbasan – Vlorë, 171 kilometra i gjatë.

Xhuljo Kamberaj u shkëput në çastet e fundit nga grupi duke kaluar finishin 1 sekondë më shpejt se vendi i dytë.

Kamberaj përfaqëson ekipin italian Gargano.

Kjo është hera e parë që Rrethi Çiklistik i Shqipërisë ka pjesëmarrjen e shumë ekipeve të huaja dhe është pjesë e kalendarit të Federatës Botërore. /TV KLAN