Aktori Agron Llakaj rrëfeu sot në “Xing me Ermalin” largimin e tij nga emisioni i humorit “Portokalli”.

Llakaj tha se vetëm një ditë pas  pjesëmarrjes në “Kënga Magjike” me ftesë të Ardit Gjebreas , atij i kishin hequr nga transmetimi të gjitha pjesët. Të nesërmen atij i kishin kërkuar të mbajë vetëm postin e drejtorit artistik dhe të mos dilte në skenë si aktor, por ai nuk kishte pranuar.

“I thashë që jeta ime është e lidhur me skenën, drejtorin mbajeni për vete dhe u largova. Ata më respektuan dhe më mbajtën dy rroga”, tha Llakaj.

Llakaj shtoi po ashtu se nuk bën dot kompromis me veten dhe profesionin.

Nuk e lashë ‘Portokallinë’ për Klanin, unë fillova për emisionin ‘Kush do të bëhet milioner’ që transmetohej në Klan, por patentat i kishte një djalë nga Kosova. Artisti nuk bën dot kompromis me veten dhe profesionin. Unë kërkoja të lëvizja, unë ofrova diçka për ndryshim, por që nuk u përqafua dhe kur kthehesh në një lloj monotonie më mirë është që të largohesh. ‘Portokallia’ ishte një zinxhir që çfarëdolloj hallke që të lëvizte zinxhiri rrotullohej dhe mendova se largimi im nuk do të përbënte ndonjë problem. Unë kam vajtur kudo kam dashur dhe kam dhënë intervista kudo kam dashur. Unë isha i ftuar tek Ardit Gjebrea tek ‘Kënga Magjike’ dhe për të qenë brenda etikës artistike njoftova regjisorin Altin Basha, i thashë që jam i ftuar tek Ardit Gjebrea. Natyrisht si merrja leje, por për ta informuar se ishte kolegu im. Të nesërmen ishte “Portokallia” dhe shikoj që ishin hequr të gjitha materialet e mia. Aty kuptova që unë isha i dënuar. Ditën e hënë në mëngjes, më thërret drejtori i përgjithshëm i ‘Top Channal’ dhe më thotë se: Nga ky moment e mbrapa derisa të mbarsh kontratën ti do jesh thjeshtë drejtor artistik dhe nuk do dalësh në skenë.

I thashë që jeta ime është e lidhur me skenën, drejtorin mbajeni për vete dhe u largova. Ata më respektuan dhe më mbajtën dy rroga. Megjithatë është një kohë e kaluar dhe çdo rrëzim është një moment për tu ngritur më fuqishëm

”, tha Llakaj. /

tvklan.al