I ftuar:

Saimir Tahiri

Emisioni “Xing me Ermalin” ka nisur këtë të shtunë në Tv Klan ku i ftuar ka qenë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Tahiri ka folur për postin e tij si ministër i Brendshëm, familjen, djalin e tij, por edhe për pasionet e sportet ekstreme.

 Nuk kanë munguar pyetjet ngacmuese dhe pikatë të moderatorit Ermal Mamaqi, i cili e ka pyet se ku gjendjet gjatë kohës që ai mori vesh shkarkimin nga puna si ministër.

Por, Tahiri tha se ja ka vlejtur duke shmangur në këtë mënyrë detaje lidhur me largimin nga posti i ministrit.

Gjithashtu, ish- ministri është pyetur se çfarë do të bëjë tani që nuk është në asnjë post ministror. Por, Tahiri ka thënë se nuk ndihet aspak i shqetësuar dhe do t’i provojë vetes që të rrijë pa post, pasi sipas tij dhe kjo është një sfidë.

Tahiri: E mora siç më shef, mos prit të të them se s’ka problem, po që mirë edhe kështu.

Mamaqi: Si bëhen këto muhabetet , për në formacion apo në qeveri, apo si studentet kur shohin emrin te dera e shkollës?

Tahiri: Bingo nuk është, të gjithë pak a shumë kanë një ide, por është trajneri që bën formacionin, në këtë rast kjo ishte qeveria.

Mamaqi: Pra e dije që nuk do ishe?

Tahiri: Nuk është edhe aq e rëndësishme, tani duhet t’i provoj vetes qe e gjitha ecën edhe pa pasur detyra të larta.

Mamaqi: Do krijosh partine tende, si do ja vesh emrin?

Tahiri: Ose ikën te partia tjetër, por unë e kam prishur me te gjitha partitë e tjera. Nuk kam plane të tilla