I ftuar:

Agron Duka,

Labinot Gashi

I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Xing me Ermalin”, që transmetohet çdo javë në televizionin Klan ishte Labi, moderatori i njohur i “1 kafe me Labin”, emision i transmetuar në RTV 21 deri para Vitit të Ri.

Ai pohoi se është larguar nga RTV 21, që drejtohet nga dy zonjat Afërdita Saraçini Kelmendi – Drejtoreshë 

e

 përgjithshme dhe Xheraldina Buçinca – Vula (Xheri) zëvendës drejtoreshë, me një mesazh dërguar nga jashtë Kosovës, mënyrë për të cilën nuk është krenar.

Labi tha se nuk i ka prishur marrëdhëniet me dy drejtoreshat, të cilat thotë se për të janë si nëna.

Si arsye, Labi përmendi rrogën, e cila nuk i kishte ndryshuar në televizion megjithëse posti i kishte ndryshuar.

Ai po ashtu thotë se së shpejti “1 kafe me Labin” do të transmetohet në një televizion tjetër, por refuzoi të japë detaje të mëtejshme.

Intervista

Ermali: Ti hoqe dorë vetë nga televizioni apo të hoqën?

Labi: Tani Ermal të them të drejtën unë nuk heq dorë asnjëherë prej televizionit. Unë prapë jam pjesë e televizionit. Që ku jam, jam bashkë me shikuesit. Por në anën tjetër, unë e tërhoqa veten, nuk më hoqi askush. Edhe e kam tërheq veten ndoshta në një mënyrë që nuk është etike, por sido që të jetë, ishte vendimi im pas 17 vitesh që isha pjesë e televizionit.

Ermali: 17 vjet?

Labi: 17 vite pjesë e Radio Televizionit 21.

Ermali: Nuk e kam kuptuar asnjëherë pse quhet RTV 21.

Labi: Sepse është themeluar në shekullin 21.

Ermali: Pse  mbylle emisionin? Apo të mbaroi kafja?

Labi: Kafja nuk mbaron asnjëherë, unë e di që edhe tani që flasim shumica e shqiptarëve kudo që janë pinë kafe dhe e kanë një kafe afër vetes edhe na shikojnë edhe ne. Kështu që kafja nuk mbaron. Një kafe me labin ka ekzistuar edhe do të ekzistojë.

Ermali: Po mirë, po me Afërditën dhe me Xherrin u prishe?

Labi: Jo aspak, unë mund të them lirisht se i kam me plot dashuri dhe me plot zemër sepse të dyja i kam konsideruar si nena për shkak se 17 vite kanë punuar bashkë me mua, më kanë rrit dhe më kanë sjell këtu ndoshta ku jam sot. Raportet nuk prishen aspak aq më tepër duke marr parasysh se e kam kaluar një jetë të tërë, gjithë atë edukatë, gjithë atë shkollim gjithë atë njohuri që ma kanë dhënë. Po e them për herë të parë ndoshta edhe për shikuesit, unë zyrën e Afërditës dhe zyrën e Xherit, ato i kanë edhe ato ulëset aty dhe unë ndoshta kam fjet në zyre të tyre, jam zgjuar në zyre të tyre.

Ermali: Ca thua? Kanë krevat në zyrë?

Labi: Po, po i kanë të gjitha sepse i kanë si apartamente ato zyra.

Ermali: Po mirë, si u ndatë? Si ndodhi divorci?

Labi: Ermal, 17 vite isha pjesë e televizionit dhe pas 17 vitesh ndoshta unë nuk e prita 18-ën që të pavarësohesha prej prindërve dhe të dal të jetoj vetë, ika një vit më herët. Kështu që pavarësimi ka ardhur ndoshta jo në një mënyrë aq të rregullt. Para se të hynim në vitin e ri unë i kisha bërë disa plane të miat, ku praktikisht e regjistrova edhe si produksion timin.

Ermali: Pra “1 kafe me Labin”, të drejtat e autorit i ke ti?

Labi: Po, është produksion në vete dhe mendova që nesër pasnesër ndoshta në një të ardhme të punoj vetë, të punoj me produksionin tim për shkak se 17 vite punova për televizionin por punova edhe për vete për shkak se e kam dasht, vazhdoj ta dua për shkak se punën që e kam ba ndoshta e kanë vërejt edhe teleshikuesit që e kam ba me plot dashuri. Tek shkëputja, nuk e di, unë prita që gjatë këtyre 17 viteve të kishte ndryshime edhe tek televizioni dhe përveç postit nuk ndryshoi asgjë. Dhe vendosa pasi nuk ndryshoi kurrgjë se e dija edhe buxhetin, i dija të gjitha.

Ermali: Mos po thua se nuk t’u rrit rroga? U rrit rroga apo jo?

Labi: U rrit posti, rroga jo.

Ermali: Po ç’të duhet posti more çun?

Labi: Unë mendova me e ndryshu vetë.

Ermali: Post ha për darkë e për drekë apo rrogën? Tani si u ndave, si ia komunikove se do ikje? Se kjo është pjesa më e vështirë.

Labi: Unë isha në fakt për Vitin e Ri në Zvicër dhe në Gjermani dhe ia komunikova me një mesazh.

Ermali: 17 vjet punë dhe je divorcu me një sms?

Labi: Po.

Ermali: e tmerrshme.

Labi: Eshtë e tmerrshme.

Ermali: Po ti t’i kishe çu një email të paktën.

Labi: E thashë edhe më herët që nuk është një mënyrë e rregullt.

Ermali: Atëherë je prish me Xherin dhe Afërditën?

Labi: Jo, jo, unë nuk prishem me to. Nëse janë prish ata me mua, unë nuk prishem me to.

Ermali: Po çfarë do të bësh tani? Çfarë do të ndodhë me ty?

Labi: Shumica po pyesin se ca do të ndodhë me Labin, ça do të ndodhë me “1 kafe me Labin”?

Ermali: Unë po e them për herë të parë këtu se do të ketë prapë “1 kafe me Labin”, do të jem në televizion.

Ermali: Do te vazhdosh?

Labi: Po, po.

Ermali: Pra “1 kafe me Labin”, 13 vjet eksperiencë do të vazhdojë. Se mos do e bësh këtu tek Klani dhe nuk di gjë unë?

Labi: E aty nuk e di.

Ermali: Të ka thënë gjë Sandri?

Labi: Nuk po e them kush më ka thirr, e kush nuk më ka thirr.

Ermali: Po ke pas besoj oferta nga producentë të ndryshëm?

Labi: Mirë është. Gjithçka ka shkuar mirë, në mënyrën më të mirë, në anën tjetër unë për vetë po ndihem mirë.