Të ftuar:

Pirro Çako

Hueyda El Saied

Sot në emisionin “Xing me Ermalin” ishte e ftuar balerina, këngëtarja dhe vajza e ekranit Hueyda El Saied, ku ka folur për prejardhjen, fëmijërinë dhe familjen e saj.

Hueyda El Saied nuk ka nguruar të tregojë detaje lidhur me prejardhjen e saj. E pyetur nga Ermali, se si është historia ajo është përgjigjur: “

 Që ta sqarojmë popullin shqiptar njëherë e mirë. Unë jam treçerek nga Sudani, por kam lindur këtu. Stërgjyshi im ishte nga Sudani dhe ka qenë peshkatar dhe ka ardhur në Durrës dhe ka njohur një grua të re që ishte nga Turqia. Stërgjyshja erdhi nga Turqia në Shqipëri, pasi i kishte vdekur bashkëshorti dhe për të mos u ndarë nga djali, të cilin donte t’ja merrte familja e burrit, vendos të vijë në Shqipëri. 

Këtu njeh të riun sudanez, pra stërgjyshin tim dhe bëjnë 14 fëmijë dhe një që e kishte stërgjyshja, 15 fëmijë. Dhe midis këtyre fëmijëve është dhe gjyshja ime, e cila që në moshë 15 vjeçare futet në Filarmoninë e Shtetit. Gjyshja ke qenë këngëtare dhe sot është 82 vjeçe. Gjatë kohës që këndonte e shikon një djalë shkodran që është gjyshi im dhe bie në dashuri. Gjyshi është nga Çokët e Shkodrës, dhe unë prandaj ja kam vënë dhe emrin e dytë  djalit Hysen, si dhe emrin e gjyshit të burrit. Pra, djali ka tre emra, Gabriel, Hysen dhe Frederik dhe mbiemri Tamizie. Gjyshi u martua me gjyshen dhe bëjnë dy vajza, mamin tim dhe tezja. Dhe historia përsëritet në vitet’ 70 me mamin tim, e cila njihet me një student që vinte nga Sudani nga Partia Komuniste. Babai vinte  për të studiuar në fakultetin e Gjeologjisë në Tiranë. Meqenëse gjyshërit e mi jetonin në Qytet Studenti dhe aty dashurohet me mamin dhe martohet dhe linda unë.

Babai im pasi mbaroi studimet, nis punën dhe kur unë isha tre vjeç, vendosin në largohen dhe të shkojmë në Tripoli për të punuar, pasi kishte shumë puse nafte. Por për të ikur na duhet të nxirrnin pasaportën dhe duhej shumë kohë dhe procedura të gjata. Zv.ministri  i Punëve të Brendshme shikon pasaportën e mamit dhe time dhe 

10 ditë para se të niseshim, një pasdite kur mami po kthehej nga puna i ndalon para këmbëve një makinë dhe i thotë ju jeni Dianushka Elsajed, the i thotë të hënën në orën 12:00 duhet të vini në zyrën time. Mami vjen në shpi dhe i tregon babait dhe të hënën shkojnë bashkë në zyrë dhe ai i nxjerr si pretekst që unë dhe mami ishim shtetase shqiptare, ndërsa babai duhet të kthehej dhe pas 6 muajsh që të verifikonin që babai kishte një situatë stabël për të mbajtur familjen do na dërgonin neve jashtë ose do vinte babai. Në fillim babai refuzoi, por më pas largohet dhe na le vetëm me 26 lekë të vjetra dhe aty fillon tragjedia. Babai vjen pas 6-muajve dhe nuk e lenë të zbresë nga avioni. Zv.ministri, Feçor Shehu e ftonte mamin shpesh në zyrë dhe e ngacmonte. Deri sa arriti në atë pikë, ku i tha, sa të jem unë zv.ministër ti dhe vajza jote nuk do dilni nga Shqipëria. 

Unë e kam parë babain pas 16 vitesh, që në moshë 3- vjeçare që e pashë për herë të fundit. Babai ka pritur një muaj në Sofje me idenë se ne do shkonim, pasi kështu na gënjente zv.ministri, por ne nuk shkuam kurrë.

Unë kam qenë në vitin e katërt kur ka ardhur babai im në shkollë. E shikoj kur vjen dhe nuk dija si t’i flisja. Ai kthehet dhe me thotë Hueyda jam babai. Ka qenë një nga takimet më emocionuese, pasi unë i njihja vetëm zërin atij”, 

rrëfen Hueyda, teksa sytë e saj janë me lot

.