E ftuar:

Marina Vjollca

Emisioni i cili do të moderojë Marina Vjollca në Tv Klan i ka bërë të gjithë kuriozë. Marina tha në “Xing me Ermalin”, se spektakli që do të moderojë ka si synim që pas një jave të lodhshme në fundjavë të vijë vetëm me argëtim. Moderatorja zbuloi se do të duhet rreth një muaj për të dalë në transmetim dhe se në spektakël do të marin pjesë emrat më të mirë të muzikës. “Ka për të qenë një spektakël muzikor ku po investohet shumë. Ne kemi si synim që pas një jave të lodhshme në fundjavë do të vijmë vetëm me argëtim. Do të ketë shumë muzikë, do jenë dy orë në të cilat ne kemi dëshirë të bëjm qejf. Ka ende kohë që emisioni të dalë në transmetim, do të duhet rreth një muaj. Ka për të qenë garë-spektakël. Ka për të patur emrat më të mirë të muzikës dhe emra nga politika kultuar që kanë influencë. Çdo javë do të kemi emrat më të mirë të muzikës”, tha Marina.

Moderatorja Marina Vjolla i dha fund beqarisë dhe kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me këngëtarin Getoar Selimi më 10 shtator. E ftuar në “Xing me Ermalin”, në Tv Klan moderatorja rrëfeu se ende nuk është mësuar ta thërrasin zonjë edhe pse ka kaluar vetëm disa ditë nga dasma. Marina tha se dy ditë më parë ka debatuar me Getoarin pai ai i kishte kërkuar të sillet si grua e martuar. “Nuk jam mësuar akoma të më thonë zonjë. Pata një debat me Getin para dy ditësh. Më tha: Boll më tani, sillu si grua e martuar. Por unë po vazhdoj të justifikohem se vetëm një javë kam”, tha Marina.

Dasma e Marina Vjollcës dhe këngëtarit Getoar Selimi bëri bujë në rrjetet sociale. Por, gjatë dasmës nuk kaloi pa u vënë re momenti i prerjes së tortës ku Marina u duk se po ushtronte forcë për prerjen e saj. Por, sot e ftuar në “Xing me Ermalin”, Marina tha se thika ngecte pasi ishte bukë peshku, por ata nuk e dinin. “Marim thikën për ta prerë, thika ngecte, mendova se ishte tortë akulli, Geti mori një copë shumë të madhe dhe ma fut në gojë dhe pastaj e kuptova që ishte bukë peshku. Dhe atë copën që kisha në piru dhe atë që kisha në gojë dhe i thash haje. Pastaj i thash kujdes se ke bukë peshku. Dhe atë pjesën e shampanjës nuk e bëmë dhe i thash hajde se do shohim fishekzjarret dhe sapo dolëm jasht i nxorrëm”, tha Marina.

Marina Vjollca i është përgjigjur sot pyetjeve pikante të moderatorit Ermal Mamaqi. E ftuar në “Xing me Ermalin”, në Tv Klan, Marina iu përgjigj pyetjes se kur do të sjellë në jetë një fëmijë. Moderatorja tha se ajo dhe Geti ende nuk e kanë menduar, teksa shtoi se është vullnet I Zotit. “Nuk e kemi menduar është vullnet i Zotit”, tha Marina.

Gjatë emisionit Marina zbuloi se ajo çfarë e acaron tek mjekra e Getit janë pikërisht produktet e shumta që ai mban për kujdesin ndaj saj. “Nuk e di përse njerëzit janë shumë kuriozë për ketë gjë dhe mua më shkruajnë vazhdimisht, a të bezdis mjekra e Getit, si e puth etj. Mua më acaron vetëm një gjë, që Geti ka më shumë produkte për mjekrën sesa kam unë për make-up. Kjo gjëja mua ma heq komplet trurin. Ka vaj, ka faks, ka krëhër etj dhe kur shkojmë për udhëtime duhet një valixhe për mjekrën e Getit. Por unë dua që të qëndrojë ashtu siç është”, tha Marina.