I ftuar:

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ftuar special në emisionin Xing me Ermalin. Kjo intervistë zhvillohet vetëm pak ditë para se të mbahen zgjedhjet e 25 qershorit. Sapo ka mbërritur në ambientet e TV Klan, Rama e ka nisur me një vizatim ku bën 2 gishtat lart, numrin dy, i cili është dhe numri në fletën e votimeve. Më pas Rama ka luajtur pak basketboll. Dhe më pas ka pirë kafen dhe në fund ka takuar disa qytetarë.

I ftuar në emisionin Xing me Ermalin kreu i qeverise Edi Rama sapo  mbërriti në studio u përball me një ankesë nga moderatori i emisionit, pasi kravatat e dhuruara nga ai, nuk e dinte sesi ta vendoste. Menjëherë pas kësaj Rama i kërkon Ermalit që të zhvishet dhe më pas të veshë një bluzë më numrin 2 të Partisë Socialiste Mes batutash dhe ngacmimesh Ermali tregtoi se cila ishte arsyeja që Edi Rama erdhi në emisionin e tij. Ai tha se marrëveshja që Rama të vinte në

Xing me Ermalin

, ishte që ai të vishte bluzën me numrin dy.

Por, Rama tha se nuk është aspak e vërtetë.

Ermali tha se ftoi dhe Luzlim Bashën, por ai nuk ishte i vendosur.

I pyetur sesi po shkon fushata, Rama tha se shumë demokratë janë bërë më Partinë Socialiste. 

“Kemi shumë demokratë dhe ti e dëshmon me praninë tënde. Do votosh numrin dy, sepse unë vi të jap kravatë, bluzë, të jap shpirtin, ndërsa Basha të le për Trump, për një foto

”.

Kryeministri Edi Rama i premtoi Ermal Mamaqit se një ditë do e takonte me djalin e tij, Zahon.

“Do të ta sjell Zahon një ditë, pasi moshën e keni ndryshe, por si qasje jeni njësoj”.

Kur të rritet Zaho dhe do të kërkojë gjëra, çfarë do i thuash ti?

Duhet t’i mësosh që të vegjël, më ty prindërit kanë dështuar. Ti kanë plotësuar dëshirat…

Pas pyetjeve me nota humori, Ermali e pyeti kryeministrin Edi Rama dhe për marrëveshjen me Lulzim Bashën.

Marrëveshja që bëtë me Bashën mos ishte që tja fusnit LSI?

Kush e kërkonte marrëveshjen më shumë nga të gjithë. Unë e doja marrëveshjen dhe ju luta. Ai thoshte sill dorëheqjen dhe unë i thashë sill dorën.

Ne ishim gati të jepnim gjithçka. A thoshin qeveri besimi të japim besim.

Mos ndoshta duhet ta kishe ftuar Metën tek ky takimi.

Po duhet të kishim ftuar dhe Sali Berishën…

Çfarë folët 4 orë?

Katër orë po kishim shumë kohë pa u parë dhe sa gjëra kishim për të thënë.

Një ndër pyetjet me të cilat u përball kreu i qeverisë Edi Rama në emisionin Xing me Ermalin ishte, se cila do kishte qenë situata mes PD dhe PS, nëse do të ishte gjallë, Sokol Olldashi, që konkurroi me Bashën për kreun e partisë.

Do të bëj një pyetje shumë serioze. A mendon se po të ishte i ndjeri kushëriri im, Sokol Olldashi gjallë, a do i kishe më të vështira punët, zgjedhjet, marrëveshjet?

“Nuk e di, ai ishte politikan i lindur, kurse këta janë politikanë fasonë, që bëhët më material porositës. Ai ishte i lindur…”

Edhe unë mendoj se nëse do ishte Koli gjallë nuk do shkonin kështu punët.

Që nuk do futej në çadër kjo është e sigurt. Që mund ta kishim bërë marrëveshje më parë. Kemi bërë beteja të mëdha me Sokolin.