Pasi zbuloi emrin e programit, skenografinë dhe emrin e të ftuarit të parë në rrjetet sociale, Ermal Mamaqi është gati të nisë rrugëtimin e tij në Televizionin Klan, çdo të shtunë në orën 21:00 me “Xing me Ermalin”.

“Thelbi i fjalës “Xing” ka të bëjë edhe me lojën edhe me përplasjet, pra është një bashkim i këtyre dy kuptimeve”.

Ky “Xing” për Ermalin përbën një sfidë.

“Duke filluar që nga televizioni ku jam, salla, investimet që janë bërë dhe pritshmëritë që janë për këtë emission, janë shumë herë më të mëdhaja”.

Ndryshimet në përmbajtje do t’i përgjigjen dimensioneve të studios së dedikuar për këtë program.

Përveç intervistave, që gjithnjë janë të paparashikueshme, muzika dhe teatri do të vijnë “live” në këtë skenë dhe gjithnjë në funksion të humorit të shëndetshëm.

“Do kem disa ndërhyrje nga këngëtarja e bandës, edhe nga një personazh tjetër, i cili quhet Soni dhe do të jetë gazetari në terren dhe ai “çudibërësi” në studio”.

E tillë do të jetë edhe rubrika më e re në “Xing me Ermalin”. Ajo titullohet “Qesh ose Zhduku”.

ermali

“Personat që kanë aftësi interpretative, që bëjnë për të qeshur në familje dhe në shoqëri, të vijnë dhe të tregojnë për një minutë një histori për të qeshur. Nëse publiku i pëlqen atëherë ata janë “Qesh”, nëse publiku nuk i pëlqen atëherë atë janë “Zhduku” dhe gropa hapet dhe ata zhduken”.

Çfarë pyetjesh ka përgatitur Ermali për ish – Kryeministrin Sali Berisha, cilët janë personazhet e “Qesh ose Zhduku”, çfarë lajmesh do të raportojë në studio gazetari Soni, përgjigjet e këtyre pyetjeve i merrni sonte, në orën 21:00, në “Xing me Ermalin”.

Tv Klan