yasemin

Aktorja turke, Songul Oden e cila njihet me emrin “Yasemin” në rolin e saj në “Shtëpiake të Dëshpëruara”, që transmetohet në Tv Klan, në llogarinë në Instagram ka bërë thirrje për t’i ardhur në ndihmë një fëmije.

Ajo ka publikuar foton e vogëlushit 2 vjeç e gjysmë, i cili vuan nga një sëmundje shumë e rrallë dhe që aktualisht po kurohet në një spital të Gjermanisë.

djali (fute brenda foton)

Aktorja në fjalë, bën apel për ndihmë në mënyrë që vogëlushi të jetojë i shëndetshëm.

Ky veprim ka marrë pëlqimin e fansave të saj, të cilët janë shprehur se përveçse aktore është dhe një grua e mrekullueshme dhe humane.

tvklan.al