Festa e Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara ndër më të preferuarat nga amerikanët dhe jashtë saj nuk mund të mbesin as personat e famshëm të cilët kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të dhënë mesazhet e urimit.

Jennifer Lopez ka ndryshuar një foto të sajën me fustan të kuq, duke e kthyer në një pozë me flamurin amerikan.

Edhe Christina Aguillera ka pozuar e mbështjellë me flamurin e Shteteve të Bashkuara.

Më e guximshme ishte supermodelja e Victoria Secret’s, Alessandria Ambrosio. 36-vjeçarja shfaqet lakuriq në një foto, duke valëvitur flamurin me vija dhe yje.

Paris Hilton, Kim Kardashian, Kate Upton apo Cindy Crawford kanë hapur arkivin e fotove për të uruar 241-vjetorin e Pavarësisë së SHBA. TV KLAN